Moment tepër i vështirë për Arsenalin, ku renditet në vendin e 15 të Premier Ligës dhe nuk ka forcë për të reaguar.
Shumë humbje rradhazi, së fundmi ajo në Kupën e Ligës në “Emirates” ndaj Mançester Sitit me rezultatin 1:4, duke e bërë pankinën e Mikel Artetës të lëkundet edhe më shumë.
Një “ngushëllim” vjen nga Sem Allardajs i cili është trajner i Uest Bromuiç Albion ku ironizon klubin e “topçinjve” të Londrës: “Arsenali është një rivale e jona për mbijetesë.”
Një ecuri negative për Arsenalin ku në 14 sfida të luajtura në Premier Ligë, ka triumfuar 4 herë, ka barazuar 2 dhe ka humbur 8.