Milani fiton në fund

Futboll

Milani fiton në fund

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Milani fiton në fund

Skuadra e Milanit fiton në çastet e fundit me rezultat 3:2 kundër  Lazios, në takimin që u zhvillua në stadiumin "San Siro". 

Futbollisti Rebiç shënon në minutën e 10-të, Cahanglu në atë të 17-tën nga penalltia dhe Hernandez (90+2’) për Milanin, ndërsa Alberto (28') dhe Immobile (59') shënuan për Lazion.

Immobile në minutën e 28-të dështon nga penalltia.

Vedat Muriqi u aktivizua nga minuta e 32-të për Lazion dhe u ndëshkua me karton të verdhë dy minuta pa përfunduar takimi.

Pas javës së 14-të, Milani kryeson me 35 pikë, ka dy më shumë se Interi dhe Lazio zë pozitën e tetë me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat