Koeman: Sulmi në zemër më bëri ta pranoj ofertën e Barcelonës

Futboll

Koeman: Sulmi në zemër më bëri ta pranoj ofertën e Barcelonës

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Koeman: Sulmi në zemër më bëri ta pranoj ofertën e Barcelonës

Ronald Koeman ka zbuluar se një sulm i vogël në zemër e kishte bërë të mendonte ndryshe dhe të vendoste përfundimisht të bëhej trajner i Barcelonës.

Koeman e pati një vit plot ngjarje më 2020, pasi u largua nga posti i trajnerit të Kombëtares së Holandës dhe vendosi ta provojë ulësen më të nxehtë në Barcelonë.

Trajneri 57-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër në maj, pasi kishte pasur dhimbje gjoksi, kur zbuloi se e kishte pësuar një sulm të vogël në zemër.

Holandezi ishte ndier i sëmurë në shtëpi dhe ishte dërguar me ambulancë në spital, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat