PSG e shkarkon, Arsenali e pret me krahë të hapur

Futboll

PSG e shkarkon, Arsenali e pret me krahë të hapur

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
PSG e shkarkon, Arsenali e pret me krahë të hapur

Tomas Tuhel nuk është më një trajner i PSG-së, ndonëse ende mungon një komunikim zyrtar nga klubi francez.

Gjermani nuk kishte marrëdhënie të mirë me drejtuesit e klubit dhe për këtë arsye është marrë vendimi për shkarkimin e tij. Vendin e Tuhelit pritet ta marrë një tjetër trajner i njohur, siç është Mauricio Pochettino, i cili prej një viti është papunë, nga koha kur u shkarkua nga Tottenhemi.

Megjithatë duket se Tuhel nuk do të qëndrojë për shumë gjatë pushim. Sipas asaj që raporton “The Mirror”, Tuhel është favorit për të marrë drejtimin e Arsenalit.

“Topçinjtë” po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe për këtë arsye, Mikel Arteta është shumë afër shkarkimit. Me shumë mundësi do të jetë trajneri gjerman zëvendësuesi i Artetës te londinezët, me shkarkimin që tashmë duket i pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat