Zyrtare: Trepça zëvendëson Neven Plantakun, me trajnerin turk Serhat Sehit

Futboll

Zyrtare: Trepça zëvendëson Neven Plantakun, me trajnerin turk Serhat Sehit

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Ilustrim

Trepça gjatë ditës i ka ndarë rrugët me trajnerin kroat Neven Plantak, ndërsa nuk ka vonuar shumë dhe atë e ka zëvendësuar me turkun Serhat Sehit.

Klubi mitrovicas sot gjatë ditës njoftoi që me pajtimin të dyja palëve kanë ndërprerë kontratën me trajnerin Neven Pllantak.

Ndarja u bë pasi Trepça në dhjetë ndeshje kishte marr tetë humbje dhe vetëm dy fitore, duke mbetur në pozitën e fundit.

Kryesia e klubit mitrovicas nuk ka qëndruar duarkryq dhe menjëherë ka plotësuar pozitën e kryetrajnerit.

Në krye te shtabit teknik klubi ka angazhuar trajnerin turk Serhat Sehit i cili do ta udhëheqë ekipin deri në përfundim të sezonit.

Sehit është një emër i njohur i basketbollit turk, pasi ka qenë ndihmëstrajner i Kombëtares A të Turqisë si dhe ka udhëhequr disa ekipe në ligën e parë turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat