Dramë në King Power, Manchester Utd vetëm një pikë

Futboll

Dramë në King Power, Manchester Utd vetëm një pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Dramë në

Skuadra e Manchester Utd kthehet me një pikë nga stadiumi "King Power" në Leicester, duke barazuar me rezultat 2:2 me Leicester Cityn.

Ndeshje me rivalitet të madh, me katër gola të shënuar dhe dramë e madhe deri në minutën e fundit.

Manchester Utd avancon dy herë për mes të disponuarve për lojë Markus Rashford dhe Bruno Fernandes, po nuk arritën trepikëshin.

Rashford ka shënuar në minutën e 23-të dhe Bruno Fernandes në atë të 79-tën.

Futbollisti Harvey Barnes realizon në minutën e 31-të dhe James Vardy barazon në atë të 85-tën.

Pas javës së 15-të në Premier League,  Manchester Utd renditet në vend të tretë me 27 pikë, ka një me pak se Leicester City një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat