Sulmuesi nga Kosova, 18 minuta në fitoren bindëse të Celtic-ut

Futboll

Sulmuesi nga Kosova, 18 minuta në fitoren bindëse të Celtic-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Sulmuesi nga Kosova, 18 minuta në fitoren bindëse të Celtic-ut

Skuadra e Celtic-ut importon tre pikë të mëdha, duke shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Hamiltonit, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Skocisë. 

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, ndryshe anëtar i Kombëtares së Zvicrës, u paraqit nga minuta e 72-të apo në 18 minutat e fundit për fitoren e madhe.

Edouard (50'), Griffiths (54') dhe Turnbull (74') shënuan për fitoren e madhe të Celtic-ut, skuadër që renditet në vend të dytë me 40 pikë, por ka tre ndeshje dhe 16 pikë me pak se Rangers. 

Hamilton është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 17 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat