Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i shekullit

Futboll

Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i shekullit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:06
Real Madridi fiton çmimin si klubi më i mirë i shekullit

Real Madridi e ka fituar çmimin si klubi më i mirë i shekullit nga Globe Soccer Awards.

Los Blancos janë vlerësuar për të arriturat e tyre që i kanë nga vitit 2001 deri në atë 2020.

Kompania nga Emiratete e Bashkuara Araba ka bërë të ditur se Real Madridi është shpallur si klubi më i mirë i këtij shekulli.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 20 për qind e viteve nga ky shekull që jemi, kjo kompani i ka vlerësuar madrilenët si më të mirët në botë.

Nuk mund të kontestohet se Los Blancos për 20 vite nuk ka qenë të suksesshëm, pasi trofetë e tyre flasin më së miri, derisa kanë fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Por, për të vlerësuar një klub për një shekull, tani është ende herët, mirëpo Globe Soccer Awards e ka ndarë këtë çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat