Shkëmbi trajner i ri i Ballkanit

Futboll

Shkëmbi trajner i ri i Ballkanit

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Shkëmbi trajner i Ballkanit

Ballkani nga Therenda, nënkampion vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës, zyrtarizon trajnerin e ri, që e pason Ismet Munishin që u shkarkua ditë me parë.

"Mirësevjen Bledi Shkëmbi, të dashur tifoz, kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shumë negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar.

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës. Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi

Na priftë e mbara Suharekë", shkruan në njoftimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat