Superliga? Rrëfehet presidenti i UEFA-s

Futboll

Superliga? Rrëfehet presidenti i UEFA-s

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Superliga? Rrëfehet presidenti i UEFA-s

Në një intervistë për faqen sllovene, “24.ur”, ai u ndal dhe në tema të tjera si koronavirusi apo formati i ri i Champions League.

Presidenti i del në krah kolegut të tij të La Ligas, Javier Tebas, dhe e pranon se një kompeticion i tillë do ta shkatërronte futbollin.

SUPER LEAGUE – “Dy kandidatët kryesorë për presidencën e Barcelonës kundërshtojnë publikisht krijimin e Super League. Po ashtu klube si Bayern, Juventus apo dhe ekipet angleze janë kundër. Është një dëshirë për ata që interesohen vetëm për veten dhe jo për pjesën tjetër të futbollit. Kjo do të ishte shkatërruese për klubet e vogla dhe do t’i bënte klubet e pasura akoma më të fuqishme”.

KORONAVIRUSI – “Ne nuk kemi fjetur shumë, pasi duhej të punonim natë e ditë, bisedonim me qeveritë duke folur për shëndetin fillimisht e më pas për futbollin. Arritëm të luanim më shumë se 1.200 ndeshje gjatë kësaj periudhe pa ndonjë incident të rëndësishëm”.

CHAMPIONS LEAGUE – “Do të shikojmë se si do të shkojë procesi i vaksinimit dhe ne po përgatitemi që finalja të luhet me tifozë. Formati i kompeticionit do të mbetet i njëjtë deri në vitin 2024. Po mendojmë për një sistem më ndryshe më pas, më interesant që përfshin gjithçka. Champions League do të jetë po kaq e veçantë sa është edhe tani”, përfundon Ceferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat