Ronaldo pasi fitoi Këpucën e Artë: Nder i madh, gjithmonë kam dashur ta fitojë këtë çmim

Futboll

Ronaldo pasi fitoi Këpucën e Artë: Nder i madh, gjithmonë kam dashur ta fitojë këtë çmim

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:52
Cristiano Ronaldo

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pas fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globe Soccer Awards, sonte (e hënë) ai gjithashtu fitoi çmimin e Këpucës së Artë 2020.

Portugezi lidhur me këtë çmim tha se është nder i madh, derisa zbuloi se gjithmonë ka dashur ta fitonte këtë trofe.

“Dua të falënderoj nga zemra princin Albert dhe të gjithë ata që me votuan. Ky është moment i mirë i karrierës sime dhe ndihem krenar dhe i lumtur”.

“Është nder i madh që e pranova këtë çmim që gjithmonë kam shpresuar ta fitojë një ditë.

Kjo është një njohje prestigjioze për karrierën e një futbollisti që ka shkuar në shumë legjenda dhe jam krenar që jam pjesë e saj ”.

“Është vërtet nder për mua, jam i lumtur, do jetë si trofe i parë për muzeun time”, deklaroi ai.

Ky është ndër trofetë e pakët që portugezi ka fituar, derisa rivali i përbetuar Lionel Messi ende nuk e ka fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat