Costa largohet nga Atletico Madridi

Futboll

Costa largohet nga Atletico Madridi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Costa largohet nga Atletico Madridi

Diego Costa edhe zyrtarisht është larguar nga Atletico Madridi pasi klubi madrilen ka vendosur t'ia shkëpusë kontratën.

Costa, i cili u rikthye tek Atletico nga Chelsea në vitin 2018, ka shënuar vetëm 19 gola në 81 ndeshje nën urdhrat e Diego Simeones.

Ditëve të fundit u raportua se 32-vjeçari do të largohej gjashtë muaj para skadimit të kontratës, dhe ashtu ndodhi.

Costa ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenali në afatin kalimtar të janarit pasi ai ende dëshiron ta vazhdojë karrierën në futbollin evropian.

Sulmuesi me origjinë braziliane ka pasur sukses në premierligë më herët.

Ai kishte shënuar 52 gola në 89 ndeshje për Chelsean nga viti 2014 deri në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat