​Diskutohet aplikimi i VAR-it në mbledhjen mes Dukës dhe krerëve të FFK-së

Futboll

​Diskutohet aplikimi i VAR-it në mbledhjen mes Dukës dhe krerëve të FFK-së

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:39
​Diskutohet aplikimi i VAR-it në mbledhjen mes Dukës dhe krerëve të FFK-së

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë mbajtur një mbledhje me kreun e FSHF-së dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA, Armando Duka.

Qëllimi i këtij takimi ishte aplikimi i VAR-it në Kosovë, ku siç dihet Shqipëria veçse i ka filluar përgatitjet dhe negociatat për aplikimin e këtij sistemi, përcjell KosovaPress.

FFK është duke punuar në këtë drejtim për të filluar aplikimin e VAR-it sa më shpejtë që është e mundur, ku përvoja e FSHF-s në këtë aspekt do të ndihmonte shumë. FFK do ta përdorë të njëjtin sistem si FSHF, që ndërkohë është njëri prej sistemeve më të avancuara.

Duke marrë parasysh infrastrukturën jo të mirë në stadiume në Kosovë, VAR- i do të jetë mobil, për këtë arsye edhe do ta ketë mbështetjen e UEFA-s.

Një sistem i tillë është tejet i kushtueshëm, ku sipas vlerësimeve të FSHF-së, do ta kapë shumën prej 1 milion eurosh. FFK dëshiron ta realizojë këtë projekt me çdo kusht, dhe do të kërkoj fonde nga FIFA por edhe nga institucionet kompetente të shtetit, ku tashmë dihet se ky sistem është bërë tejet i nevojshëm për futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat