Barcelona pa Lionel Messin nuk e ka fuqinë e saj dhe kjo u dëshmua sonte në përballje me Eibarin, ku u ndanë baras (1:1), në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Camp Nou”.
Në minutën e 8-të, futbollisti Martin Braithwaite u tregua i pasaktë nga penalltia, duke gjuajtur jashtë shtyllës së djathtë të portës së Eibarit.
Në minutën e 57-të, Kike kalon në epërsi Eibarin.
Megjithatë pas dhjetë minutave (67’) Dembele shmang humbjen, duke barazuar rezultatin 1:1.
Messi mungoi në këtë sfidë për shkak të lëndimit dhe mungesa e tij u vërejt shumë.
Pas javës së 16-të në Spanjë, Barcelona është në vend të gjashtë me 25 pikë, por ka një takim me pak dhe Eibar zë vendin e 14-të me 16 pikë të mbledhura.