Premier Liga e La Liga s’kanë të ndalur, vazhdojnë me xhirot respektive

Futboll

Premier Liga e La Liga s’kanë të ndalur, vazhdojnë me xhirot respektive

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Premier Liga dhe La Liga vazhdojnë sot me xhirot respektive.

Në Angli, në program do të jenë dy ndeshje, me vëmendjen kryesore në “St. James Park”, aty ku do të ndeshen Newcastle dhe Liverpool.

Konkurrenca për titull në ishull sa vjen e rritet, andaj pritet të jetë duel interesant, sidomos pas fitores në çastet e fundit të Manchester United, me ç’rast iu afrua rivalit të përjetshëm në vetëm dy pikë.

Në anën tjetër, në Spanjë, Real Madridi do të jetë mysafir i Elches, ndërsa Atletico Madrid do të luajë përballë Getafes në “Wanda Metropolitano”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat