E bujshme, shqiptari nga Kosova merr ftesë për të përfaqësuar një kombëtare aziatike

Futboll

E bujshme, shqiptari nga Kosova merr ftesë për të përfaqësuar një kombëtare aziatike

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Shqiptari nga Kosova merr ftesë për të përfaqësuar një kombëtare aziatike

Mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi, është ftuar në listën e gjerë nga Kombëtarja e Malajzisë për grumbullimin e parë që bëhet vitin e ardhshëm, përkatësisht në periudhën 15-26 janar.

Trajneri Tan Cheng Hoe, ka deklaruar se do të varet nga paraqitjet e Krasniqit nëse ai do të jetë në listën finale për të luajtur ndeshjet e para kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.

Krasniqi është pjesë e skuadrës Johor Darul Ta’zim.

Nga shkurti i këtij viti ai ka marrë nënshtetësinë e Malajzisë dhe tani ka të drejtë të luaj për këtë Kombëtare.

28 vjeçari ka qenë i grumbulluar me Kosovën, por në kohën kur nuk ishim të pranuar në UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat