Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka zgjedhur që ditët e pushimit t’i kalojë në Dubai.
Së bashku me shokun e tij, futbollistin Suad Sahiti kanë vendosur që vitin e ri 2021 ta presin në bregdet, duke marrë rreze dielli.
Viti 2020 për Rrahmanin ishte mjaft i mirë pasi ai u transferua nga Hellas Verona në Napoli.
Megjithatë te skuadra e Genaro Gattusos ende nuk po gjen hapësirë.