Klubi francez në garë për shërbimet e yllit të Napolit

Futboll

Klubi francez në garë për shërbimet e yllit të Napolit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Milik

Jo vetëm, Interi, Juventusi dhe Atletiko Madrid por së fundmi në garë për shërbimet e Arkadius Milik është futur dhe skuadra franceze e Marsejës.

Sipas “RMC Sports”, ideja e klubit francez është marrja në huazim e bomberit polak duke i ofruar hapësirë në formacionin titullar gjatë gjysmës tjetër të sezonit.

Ekipi i Ligue 1 duhet të mposhtë konkurrencën e Interit, Juventusit dhe Atletikos së Madridit që nuk do t’a humbisnin si mundësi për të transferuar gjigantin polak.

Vlen të theksohet se Milik ndodhet jashtë planeve të Gatuzos duke mos u përfshirë në asnjë listë të këtij sezoni dhe po shqyrton e mundësinë e largimit në janar për t’u aktivizuar me Poloninë e tij në Europianin e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat