Pandemia Covid-19 ndikon edhe në klubin e Real Madridit, ulin pagat e tyre

Futboll

Pandemia Covid-19 ndikon edhe në klubin e Real Madridit, ulin pagat e tyre

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:49
Real Madrid

Zyrtarët e klubit madrilien kanë kërkuar që lojtarët e tyre të kenë një ulje rroge prej 10%, për një kohë të përkohshme.

Shumë klube në botën e futbolli po përballen me probleme të shumta financiare dhe po përdorin disa metoda për t’i rikthyer punët në normalitet.

Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të mos shesin ndonjë lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë arsye, drejtuesit duhet të ndërmarrin veprime tjera për të rregulluar problemet e tyre financiare.

E përditshmja spanjolle, MARCA, ka raportuar se lojtarët janë pajtuar me drejtuesit dhe kërkesat e tyre. Ajo përfshinte ulje të pagës 10%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat