Probleme për Napolin, Osimhen rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Futboll

Probleme për Napolin, Osimhen rezulton pozitiv ndaj COVID-19

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:37
Victor Osimhen

Skuadra italiane Napoli, është duke patur mungesa të shumta shkaku i lëndimeve, problemeve në sulm ju shtua edhe mungesa e Dries Mertens së fundmi.

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, nuk e ka nisur Vitin e Ri në mënyrën më të mirë, kjo pasi që ai rezultoi pozitiv ndaj COVID-19 në testimin, këtë e konfirmoi klubi napoletan përmes një komunikate.

‘SSC Napoli konfirmon që futbollisti, Victor Osimhen, ka rezultuar pozitiv në testin ndaj COVID-19 me metodën PCR e bërë ditën e djeshme mbasdite.

Lojtari është asimptomatik dhe nuk ka takuar pjesën tjetër të skuadrës’, thuhet në komunikatën e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat