Cavani reagon ndaj dënimit nga FA

Futboll

Cavani reagon ndaj dënimit nga FA

Më: 1 janar 2021 Në ora: 18:36
Edinson Cavani

Sulmuesi i Manchester Untied, Edinson Cavani, ka reaguar ndaj dënimit të shqiptuar nga Federata angleze e cila e dënoi atë me tre ndeshje mos lojë dhe 100 mijë funte.

Edinson Cavani ka reaguar ndaj dënimit që morri nga Federata angleze, e cila e dënoi uruguajanin me tre ndeshje mos lojë dhe 100 mijë funte.

E gjitha kjo kishte filluar nga një postim, të cilin e bëri 33 vjeçari në rrjetin e tij social, Instagram. Ai i ishte referuar një shoku të tij me një term racist, pasi iu drejtua atij sipas ngjyrës së tij.

Kjo bëri që Federata angleze të fillojë një hetim, dhe pas disa kohësh kjo rezultoi në dënimin e tij.

‘Dua të ndaj me ju se pranoj sanksionin disiplinor duke ditur që jam i huaj për zakonet dhe kulturën angleze, por nuk ndaj të njejtin këndvështrimin’, tha ai.

‘Unë kërkoj falje nëse ofendova dikë me një shprehje ndaj një shoku, asgjë më tej në qëllimin tim. Ata që më njohin e dinë se unë jam një person që kërkon gjithmonë gëzimin dhe miqësinë’, tha Cavani.

‘Unë vlerësoj mesazhet e panumërta të mbështetjes që kam marrë. Zemra ime është në paqe sepse e di që gjithmonë jam shprehur me dashuri sipas kulturës dhe mënyrës sime të jetës. Unë ju dërgoj një përqafim të sinqertë’, përfundoi Edinson Cavani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat