Wenger vazhdon të jetë i irrituar

Futboll

Wenger vazhdon të jetë i irrituar

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:22
Wenger vazhdon të jetë i irrituar

Trajneri për një kohë i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka mohuar mundësinë e një rikthimi për skuadrën nga Londra Veriore, me të cilën ai fitoi tre tituj të Premier Ligës

Legjenda e Arsenalit ka pranuar se do ta rimerrte në konsideratë rikthimin në klub, por ai nuk beson se kjo do të jetë e nevojshme.

Francezi për momentin është shef për zhvillimin global të futbollit në FIFA, por koha e artë e tij me klub ishte prej vitit 1996-2018.

Që prej largimit të tij, Arsenali ka vuajtur për të fituar trofe nën urdhrat e Unai Emery dhe tani Mikel Arteta.

Arsenal është në vendin e 13-të në Premier Ligë, spanjolli është nën presion, pavarësisht fitoreve kundër Chelsea dhe Brighton gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

“Nëse kanë nevojë, do t’i ndihmoj, por nuk pres që do të kenë”, tha Wenger për NBC Sports.

Wenger vazhdon të jetë i irrituar me mënyrën në të cilën ai u largua nga klub, ai pret që kjo ndjenjë mos të vazhdojë gjatë.

“Koha është mjek i mirë, ju e dini”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat