Pas Raxha Naingolan, Kuado Asamoah pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Interi. Mbrojtësi nuk është në planet e drejtuesve, teksa rezulton futbollist i lirë.
Sipas mediave italiane, futbollisti zikaltër është pranë akordin me Xhenoan, që pritet të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Marrëveshje pritet të konkretizohet në ditët në vijim, teksa mbrojtësi i djathtë, dotë nisë kështu një aventurë të re, te skuadra e Serisë A që lufton për mbijetesë.
32-vjeçari ganez gëzon një formë optimale, ndërkohë që në të kaluarën është aktivizuar me Udinezen dhe Juventusin. Me fanellën e Interit,Asamoah regjistroi 40 paraqitje, pa arritur të shënojë asnjë gol.