Rrëfehet Collina

Futboll

Rrëfehet Collina

Më: 2 janar 2021 Në ora: 11:59
Rrëfehet Collina

Pak ditë më parë, ish-gjyqtari i njohur italian Pierluigi Collina, u përzgjodh si “Gjyqtari më i mirë në historinë e futbollit”. Një vlerësim që mori miratimin unanim të të gjithëve, pasi askush më shumë se Collina nuk e ka merituar këtë çmim.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, Collina, tashmë 60 vjeç, ka folur për këtë çmim.

“Ka shumë ndryshim kur merr një çmim teksa je ende në aktivitet dhe kur e merr pasi je larguar nga fusha. Unë kam 15 vjet që nuk gjykoj më”, tha Collina.

“Unë mora një vlerësim për një punë që kam bërë dikur, askush dhe asgjë nuk mund ta shuajë atë që ka ndodhur. E përjetoj me emocion këtë nderim, me krenari por edhe më pak nostalgji. Ky vlerësim më bën të rikthehem pas në kohë. Më pëlqente shumë të isha në fushë dhe gjykoja”, tha ish-gjyqtari.

“Kur je ende aktiv dhe merr një vlerësim të tillë është një përgjegjësi e madhe.

Njerëzit presin maksimumin. Më ka ndodhur që të mërkurën të gjykoj Manchester United-Real Madrid dhe të shtunën të gjykoj në Serinë B. Në asnjë rast nuk kam thënë se kjo e dyta është një ndeshje e lehtë”, tha Collina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat