Inzaghi: Muriqi? Duhet të keni durim

Futboll

Inzaghi: Muriqi? Duhet të keni durim

Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:06
Inzaghi: Muriqi? Duhet të keni durim

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, ka folur për Vedat Muriqin i cili nuk po kalon formë optimale që nga transferimi i tij në Romë.

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Genoas, është pyetur edhe për Vedat Muriqin.

Stragegu italian ka deklaruar se duhet dhënë hapsirë kosovarit pasi ky është vetëm viti i tij i parë në Itali, ai tha se njejtin problem kishin edhe Caicedo, Luis Alberto  dhe Milinkovic-Savic pasi që në Itali është kultura ndryshe.

‘Unë mendoj që sa i përket Muriqit, vitet e fundit ka ndodhur e njejta gjë me lojtarët e tjerë në vitin e tyre të parë me ne, edhe Luis Alberto, Caicedo dhe Milinkovic-Savic kishin vitin e tyre të parë të vështirë’, tha ai.

‘Janë lojtarë të rinj dhe vijnë nga një vend tjetër dhe nga një kulturë tjetër, prandaj duhet të kemi durim me akomodimin e tyre’, shtoi ai.

‘Por, në aspektin afatgjatë jam i bindur që do të bëhet lojtar kyç në skuadër, normale që i duhet ndihmë, ai duhet të ndjejë besimin e stafit, trajnerit dhe klubit. Jam i kënaqur për atë që ka dhënë në fushë, por jam i sigurt që në të ardhmen do të bëjë më shumë’, përfundoi Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat