Manchester United ka bërë goditjen e parë

Futboll

Manchester United ka bërë goditjen e parë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 13:09
Manchester United ka bërë goditjen e parë

Manchester United ka bërë goditjen e parë në merkaton e janarit. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka siguruar shërbimet e talentit të Atalantës, Amad Diallo.

18-vjeçari arriti akordin që në verë me “Djajtë e Kuq”, por disa probleme me dokumentat bën që të mos transferohej, transmeton Panorama.

Ndërkohë së fundmi, eksperti italiani i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se Dialo do të kalojë në Angli në ditët në vijim edhe pse Atalanta kërkoi që të frenonte këtë transferim për në verë.

Mediat italiane raportojnë se ky operacion mund të shkojë deri në 30 milionë, teksa drejtuesit e United janë të bindur për talentin që posedon Diallo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat