Atalanta fiton 5:1, Gjimshiti standard

Futboll

Atalanta fiton 5:1, Gjimshiti standard

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:05
Atalanta fiton 5:1, Gjimshiti standard

Atalanta ka marrë një fitore të rëndësishme sot (e diel) përballë Sassuolos.

“Zikaltërit” nga Bergamo triumfuan 5:1 në duelin e javës së 15-të në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ishte në fushë nga minuta e parë për Atalantën.

Por, ai u zëvendësua në 15 minutat e fundit të takimit duke ia liruar vendin bashkëlojtarit të tij, Fabio Depaolit.

Për kaq minuta sa luajti Gjimshiti, u vlerësua me notën 6.7 nga sajti "Whoscored.com".

Në shumë ndeshje të Atalantës, Berat Gjimshiti ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit, Giasperini.

Atalanta e Gjimshitit ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me 25 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat