Argjentinasi në mbrojtje të shqiptarit: Nuk është fajtor...

Futboll

Argjentinasi në mbrojtje të shqiptarit: Nuk është fajtor...

Nga: K.Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:41
Argjentinasi në mbrojtje të shqiptarit: Nuk është fajtor...

Argjentinasi Marcelo Bielsa, trajner i skuadrës angleze, Leeds Utd, i del në mbrojtje shqiptarit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski. 

Skuadra e Leeds Utd mbrëmë pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Tottenham-i, në ndeshjen e javës së 17-t. Golin e parë e shënoi skuadra nga Londra nga një penallti e shkaktuar prej futbollistit shqiptar, Alioski.

Trajneri i Leeds thotë se, Alioski nuk është fajtor për penalltinë.

"Alioski nuk është fajtor për penalltinë. Ai ka cilësinë për të luajtur në mbrojtje kundër lojtarëve më të shpejtë në Premier League si Son dhe Bergwein. Unë jam fajtor sepse në disa raste organizimi në mbrojtjen tonë është vërtet katastrofë.

Është faji im. Ne bëjmë gabime si një ekip dhe ky është problemi më i madh në të gjithë situatën. Ne duhet të bëjmë më pak gabime në vijën e fundit dhe t'i mbyllim kundërshtarët më shpejt në ato situata", - tha Bielsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat