Real Madridi i ofron Ramosit kontratën e re, spanjolli ende s’ka pranuar

Futboll

Real Madridi i ofron Ramosit kontratën e re, spanjolli ende s’ka pranuar

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:06
Sergio Ramos

Real Madridi para katër ditëve i ka ofruar kontratën e re kapitenit Sergio Ramos.

Spanjollit kontrata momentale i skadon në verë, derisa “Los Blancos” thuhet se i kanë ofruar rinovimin për një vit me mundësi edhe për një tjetër.

Por, në kontratën e re nuk ka pasur rritje të pagës, andaj Ramos ende nuk e ka pranuar.

Nuk dihet nëse Ramos do rinovojë apo do i bashkohet ndonjë gjiganti tjetër, siç është PSG-ja që i ka bërë ofertë tunduese duke i ofruar 17 milionë euro në vit.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë lojtarit dhe mbetet të shihet në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat