‘Dridhet’ pankina e Lampard, te Chelsea mund të vijë Shevçenko

Futboll

‘Dridhet’ pankina e Lampard, te Chelsea mund të vijë Shevçenko

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:25
Andrij Shevçenko

Pas tri ndeshjeve pa fitore, pankina e Frenk Lampard po dridhet akoma e më shumë.

Sipas portalit francez “Le10Sport”, pronari i Chelseat, manjati rus Roman Abramoviç, po mendon rikthimin te blutë e Londrës, Andrij Shevçenkon si trajner kësaj here.

Të dy kanë qenë së bashku te Chelsea në vitin 2006, ku Abramovic ishte i mahnitur pas paraqitjeve me Milanin ku ukrainasi arriti të fitonte dhe “Topin e Artë” dhe pronari rus nuk u mendua dy herë për ta bërë për vete sulmuesin ukrainas.

Tashmë rrugët e tyre mund të bashkohen përsëri, por kësaj here Shevçenko si trajner dhe jo si lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat