Edhe një tjetër futbollist i Juventus rezulton pozitiv

Futboll

Edhe një tjetër futbollist i Juventus rezulton pozitiv

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:20
Edhe një tjetër futbollist i Juventus rezulton pozitiv

Juventus është në probleme me virusin Covid-19, ku pas Alex Sandros edhe Juan Cuadrado ka rezultuar pozitiv.

Përmes një komunikate për shtyp, Juventus ka njoftuar se “…gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, Juan Cuadrado ka dalë pozitiv me Covid-19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndeshje e madhe e pret Andrea Pirlon të mërkurën, ku do të jetë në përballje me liderin e Serie A, AC Milan.

Për këtë ndeshje Juventus do të ketë mungesa të mëdha prej formacionit startues, Sandro dhe Cuadrado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat