“Milan-Juve do të zhvillohet nesër”

Futboll

“Milan-Juve do të zhvillohet nesër”

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:39
Milan-Juve

Shefi vlerësues për pandeminë COVID, Matteo Marnati ka siguruar tifozët se ndeshja Milan-Juventus do të zhvillohet “99.9 për qind” nesër, sepse, sipas tij “edhe pesë raste të reja me Covid nuk do të jenë të mjaftueshme” për ta bllokuar udhëtimin

Alex Sandro u testua pozitiv të hënën, kurse sot Juan Cuadrado, ndërkaq nesër do të bëhen edhe disa teste në mënyrë që skuadra të niset për në Milan në mëngjes.

Mjeku Roberto Testi, drejtor për parandalimin e pandemisë në Torino në ASL (Autoriteti Lokal Shëndetësorë”, tha për Corriere della Sera se mund të bllokojë skuadrën gjë që bëri që shumë njerëz t’i ngritin vetullat.

“Nëse do të këtë më shumë teste pozitive sot dhe prova që gjendja mund të dalë nga kontrolli brenda skuadrës , që do të jetë problem për sigurinë e lojtarëve tjerë të skuadrës”.

“Qartë në këtë pikë, ASL do të detyrohet që të intervenojë, duke izoluar të gjithë dhe bllokuar udhëtimin e Juves drejt Milanit.

Megjithatë, Telelombardia ka kontaktuar me Shefin për Covid në Piedmon, Matteo Marnati, i cili tha se kishte folur me doktor Testi.

“Ai me siguroi muaj se nuk ka marrë asnjë vendim dhe situata nuk konsiderohet serioze. Ka një protokoll ekzistues dhe dy raste nuk janë të mjaftueshëm për intervenim, vetëm nëse thuhet se lojtarët kanë pasur kontakt të afër dhe vet-izolohen”.

“Kontrollët janë aty rreth futbollistëve dhe tani edhe më strikte që nuk duket se ka nevojë për të bërë një gjë që nuk shkon në përputhshmëri me protokollet”.

Marnati po ashtu ka siguruar që vetëm një test pozitivë i Covid nesër nuk do ta aktivizonte karantinën për skuadrën e Juventusit”.

“Madje edhe nëse janë pesë raste Covid nuk do të ishin të mjaftueshëm për të intervenuar në këtë rast. Mund të ju siguroj se ndeshja Milan-Juventus do të luhet 99.9 për qind nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat