Skandal, trajneri qëllon me shishe lojtarin në dhomat e zhveshjes

Futboll

Skandal, trajneri qëllon me shishe lojtarin në dhomat e zhveshjes

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:20
Skandal, trajneri qëllon me shishe lojtarin në dhomat e zhveshjes

Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka zbuluar një skandal të madh që ndodhi në Bundesligën e Gjermanisë me 20 dhjetor të vitit që lamë pas/

Skandali i takonte ndeshjes Hertha – Freiburg në kuadër të Bundesligës, ku trajneri i Herthas, Bruno Labbadia, i pakënaqur me lojën e sulmuesit Mathesu Cunha e qëlloi atë me një shishe qelqi e cila përmbante vaj masazhesh.

Labbadia dyshohet se hyri në dhomën e zhveshjes dhe menjëherë sulmoi Cunhan, të cilin më pas e zëvendësoi, derisa pas ndeshje deklaroi:

“Ai nuk ishte fare i pranishëm në ndeshje, i shqetësoi shokët e tij të skuadrës dhe nuk i ndihmoi ata”, ka thënë Labbadia.

Në anën tjetër Cunha e ka konsideroi gjuajtjen me shishe të papranueshme dhe një sulm ndaj personalitetit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat