Notat e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës

Futboll

Notat e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:04
Notat e Valon Berishës, Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës

Reimsi dhe Dijoni kanë barazuar në ndeshjen e javës së 18-të në Ligën 1 franceze.

Në sfidën që u zhvillua në "Stade Auguste-Delaune", ndeshja në fjalë u mbyll pa gola 0:0.

Për Reimsin në këtë ndeshje, Valon Berisha luajti nga minuta e parë e deri në fund, derisa Arbër Zeneli u inkuadrua nga minuta e 66-të.

Nga faqja e specializuar për vlerësime "WhoScored", Berisha u vlerësua me notën 6.4, kurse Zeneli me notën 6.5.

Nga ana tjetër, te Dijoni, Celina luajti 90 minuta në këtë ndeshje.

Futbollsiti i Kosovës u vlerësua me notën 6.4 për paraqitjen e sontme.

Pas 18 javësh, Reimsi ndodhet në vendin e 15-të në tabelë me 18 pikë, kurse Dijoni në vendin e 18-të me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat