E duan yllin e Bayern Munihut

Futboll

E duan yllin e Bayern Munihut

Më: 7 janar 2021 Në ora: 12:57
E duan yllin e Bayern Munihut

Mesfushori francez i Bayern Munichut, Kingslei Koman është shndërruar brenda pak vitesh në një prej liderëve te skuadra gjermane, pasi Pep Guardiola vuri bast për të, duke ia “rrëmbyer” Juventusit në verën e vitit 2015 për shifrën e 28 milionë eurove.

Dhe, që atëherë, Koman ka folur me vepra në fushë, madje duke vulosur edhe finalen e Champions-it 2020 ndaj PSG-së.

Koman, edhe pse vetëm 24-vjeçar, i ka ngjitur shpejt shkallët e karrierës dhe tashmë ka tërhequr rreth vetes gjithë vëmendjen e klubeve të tjera të mëdha të Evropës.

Së fundmi, nga Anglia theksojnë se Manchester United, por edhe Manchester City, janë gati që të hidhen në sulm për të, me një ofertë prej 55-60 milionë eurosh, duke kujtuar se francezit kontrata me Bayernin i skadon në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat