Brandt te Arsenali? I zbulon të gjitha drejtori i Dortmundit

Futboll

Brandt te Arsenali? I zbulon të gjitha drejtori i Dortmundit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:17
Julian Brandt dhe Mikel Arteta

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc ka folur lidhur me situatën e mesfushorit Julian Brandt që flitet se kërkohet nga Arsenali.

Arsenali është shumë afër ta largojë mesfushorin Mesut Ozil, derisa thuhet se Brandt do të jetë pasuesi.

Zorc tha se nuk ka asgjë në tavolinë, andaj momentalisht nuk ka interesim nga klubi londinez.

“Nuk ka asgjë në tavolinë për momentin. Nuk mund të bëjmë asgjë për spekulimet që flitet, por thjeshtë nuk kanë reflektim të e vërteta. Momentalisht nuk ka interesim”, tha ai.

Pos Brandt, “Topçinjtë” kanë shprehur interesim edhe për disa mesfushorë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat