Gjilani fillon përgatitjet, i mungojnë Keita Razak e Keita Aziz 

Futboll

Gjilani fillon përgatitjet, i mungojnë Keita Razak e Keita Aziz 

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:59
Gjilani fillon përgatitjet, i mungojnë Keita Razak e Keita Aziz 

Skuadra e futbollit Gjilani fillon përgatitjet për stinorin pranveror, me synime që të janë sa më lartë në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit përfundojnë në pozitën e katërt me 29 pikë gjatë vjeshtës apo me 12 pikë me pak se lideri, rivali i përbetuar Drita nga Gjilani. 

“Pas pushimit dy javor, futbollistët kuq e bardh janë rigrumbulluar për ti filluar përgatitjet për fazën e dytë kampionale të edicionit 2020/2021, në Superligën e Kosovës në futboll. 

Skuadra e udhëhequr nga kryetrajneri, Bylbyl Sokoli, me ndihmësit e tij, përgatitjet i nisi në stadiumin ndihmës sintetik në Gjilan. 

Gjendja e futbollistëve në fillimin e përgatitjeve është e stabile dhe pa ndonjë lëndim, kurse në grumbullimin e parë të skuadrës munguan Keita Razak e Keita Aziz, të cilët brenda disa ditëve pritet ti bashkohen grupit të bashkëlojtarëve të tyre. 

Skuadra përgatitjet do ti vazhdojë për disa ditë në qytetin e Gjilanit, ku pastaj do të udhëtoj jashtë vendit për t'i vijuar përgatitjet, me vendin dhe datën mbi të cilat klubi do ju informojë me kohë”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat