Skuadra shqiptare transferon ish-lojtarin e kombëtares së Brazilit

Futboll

Skuadra shqiptare transferon ish-lojtarin e kombëtares së Brazilit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:01
Skuadra shqiptare transferon ish-lojtarin e kombëtares së Brazilit

Bylisi godet në merkato, ballshiotët afrojnë një lojtar me kualitete nga Brazili. Bëhet fjalë për Lorran De Oliveria.

Lojtari 24-vjeçar, luan si mbrojtës i majtë, por mund ta bëjë shumë mirë në të gjitha repartet e linjës së majtë.

De Oliveira e ka nisur karrierën me skuadrën e njohur braziliane, Vasko da Gama, teksa më pas ka luajtur me Moto Klub MA, Santo Andre, Pafos në Qipro dhe së fundmi me Imperatriz në Serinë C braziliane.

Gjithashtu në të kaluarën, mbrojtësi ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Brazilit, atë të 20 vjeçarëve, me të cilët ka zhvilluar 2 ndeshje. Mësohet se Lorran do të firmosë për 2 sezone me Bylisin, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat