Daja konfirmon dy goditjet e para!
Në prag të ndeshjes së nesërme kundër Apolonisë, sfida e parë e vitit 2021 për Partizanin, trajneri i “demave” Ilir Daja konfirmoi para mediave se Partizani është përforcuar me dy lojtarët e rinj, sulmuesin brazilian Stenio Zhunior dhe mesfushorin Valentino Murataj.
Edhe pse të kuqtë nuk kanë konfirmuar ende në faqen zyrtare blerjet e fundit, konfirmimi i lëvizjeve të reja në merkaton e 16-herë kampionëve të Shqipërisë, që u zhbllokua para pak ditësh, u dhanë nga vetë tekniku Daja.
“Po, mund të konfirmoj që Zhunior dhe Murataj janë afrimet tona të para”.