Martini kundër Vllaznisë

Futboll

Martini kundër Vllaznisë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:24
Martini kundër Vllaznisë

Kur luan ndaj Vllaznisë, natyrisht që ka të tjera emocione. Aq më tepër në “Loro Boriçi”, ku ka spikatur edhe vetë si futbollist. Megjithatë, profesionalizmi e kërkon që të bëjë çmos për ta mposhtur skuadrën e zemrës. Si trajner i Teutës, Edi Martini u shpreh kështu para supersfidës së javës së 13-të të Superiores, ndaj kuqebluve, me start të premten, ora 18:00:

 “Është e disata herë që përballem me Vllazninë si trajner i një ekipi tjetër. Këtë radhë emocionet janë edhe më të forta, sepse po luajmë ndaj një Vllaznie që kryeson klasifikimin që nga java e parë dhe normalisht është një ndeshje shumë e vështirë. Prandaj emocionet janë edhe më të mëdha.

E kam theksuar edhe më parë, ne hyjmë në fushë për të fituar, cilido qoftë kundërshtari. Normalisht, kemi vështirësi. E njohim mjaft mirë ekipin kundërshtar, i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tij, gjithsesi fusha tregon gjithçka.

Kam thënë se Teuta është e kompletuar. E kemi mbyllur vitin e shkuar me një fitore direkte ndaj Kukësit, nuk kemi problematika të mëdha. Merkatoja? Të them të drejtën nuk e kam mendjen aty, jemi të fokusuar te ndeshjet dhe nuk kemi shumë kohë të pushojmë.

Do të ketë ndonjë afrim, por nuk kemi ndonjë pikë të dobët, të cilën duhet me patjetër ta përmirësojmë. Unë i përgëzoj të gjithë te Vllaznia, kanë bërë një punë shumë të mirë, që nuk është pritur. Vllaznia ka luajtur mirë, ka bërë ndeshje të mira. Ne hyjmë për ta fituar ndeshjen.

Na mjafton fitorja, nuk e kam mendjen me sa gola. E kam ditur edhe më parë se qendërsulmuesit tanë do të liroheshin, sepse ndodhin situata të tilla, pavarësisht se na zgjati pak më shumë seç duhet. Kam besimin e plotë se lojtarët që kam në dispozicion janë të aftë ta gjejnë veten edhe në momente të vështira. Hebaj ka kërkuar largimin? Janë punë të klubit dhe presidencës, ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, që është tepër e rëndësishme. Për të tjerat flasim më vonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat