Transferimi i një mesfushori të ri, reagon Gasperini

Futboll

Transferimi i një mesfushori të ri, reagon Gasperini

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:53
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, ka folur për mundësinë e transferimit të një mesfushori të ri, pasi që është bërë e ditur se Papu Gomez nuk do të vazhdojë me klubin.

Gian Piero Gasperini shprehet i kënaqur me skuadrën që ka, ai tha se në vend se të blente një mesfushor, do të preferonte të rikoperonte kroatin Mario Pasalic.

“Është qështje e klubit, këtë pyetje duhet t’ju drejtohet atyre. Në në këtë moment jemi duke kërkuar të rikuperojmë Pasalic, sot duket se edhe Muriel është gati të rikthehet nga një problem muskulor”, tha ai.

“Kemi suficit në skuadër, kjo është një gjë e mirë, por merkato të jep gjithmonë mundësi të përmirësohesh. Nuk jam njeri që mbyll derën dhe thotë se do të ketë ose nuk do të ketë përforcime ne fillim apo në fund, më pëlqen ardhja e Maehle, por nuk i dihet deri në fund”, përfundoi Gian Piero Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat