Dy klube angleze sfidojnë Interin e Juven

Futboll

Dy klube angleze sfidojnë Interin e Juven

Më: 8 janar 2021 Në ora: 17:13
Dy klube angleze sfidojnë Interin e Juven

Inter dhe Juventus janë rikthyer të mendojnë seriozisht për blerjen e mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul, me zikaltrit që janë gati ta marrin që në janar, nëse do të arrijnë të shesin kartonin e danezit Christian Eriksen.

Megjithatë së fundi në garë për kartonin e kapitenit të Udineses së fundi janë futur dy klube angleze si Liverpool dhe Leeds United, të cilat kanë para dhe janë gati të përmbushin pretendimet e friulianëve për një shifër prej 40 milionë eurosh.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat britanike, sipas të cilave De Paul ndiqet prej kohësh nga Bielsa, që e kërkoi edhe në verë, por së fundi edhe nga Klopp, që ka vlerësuar jo pak cilësitë teknike dhe forcën fizike të kapitenit të Udineses.

Vetë De Paul, në një intervistë të dhënë për mediat italiane, pranoi se është shumë i kënaqur kur dëgjon që trajnerë të mëdhenj dhe klube me emër në Itali e Europë kërkojnë shërbimet e tij, por shmangu komentet, duke thënë se me të gjitha merret menaxheri i tij.

“Është kënaqësi kur dëgjoj që më kërkon Conte, apo edhe trajnerë të tjerë me emër e klube të njohura. Kjo do të thotë që jam duke punuar mirë dhe jam në rrugën e duhur. Megjithatë unë jam kapiteni i Udineses dhe për respekt të klubit e shokëve të skuadrës, jam përqendruar totalisht te ajo që bëj në fushën e lojës, ndërsa çështjet e merkatos ia kam lënë menaxherit tim”, u shpreh De Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat