​Ky pritet të jetë largimi i parë nga Chelsea në këtë merkato

Futboll

​Ky pritet të jetë largimi i parë nga Chelsea në këtë merkato

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:06
Chelsea

Chelsea ende nuk ka bërë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

Por kjo mund të ndryshojë pasi raportet në Portugali pretendojnë se largimi i Lucas Piazon drejt Bragas pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Përveç kësaj, është deklaruar se 26-vjeçari tashmë ka rënë dakord për kushtet me skuadrën portugeze dhe mbetet vetëm njoftimi zyrtar për një huazim ose shitje e përhershme.

Piazon tani ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në “Stamford Bridge”, dhe skuadra londineze kërkon të fitojë një shumë parash para se ai të largohet falas.

Sulmuesi është disi si një lojtarë i harruar në “Stamford Bridge” me paraqitjen e tij të vetme në Premier League që erdhi në fitoren e paharrueshme 8-0 ndaj Aston Villas në dhjetor të vitit 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat