Pioli: Nuk e shikojmë renditjen tabelare

Futboll

Pioli: Nuk e shikojmë renditjen tabelare

Më: 9 janar 2021 Në ora: 23:42
Stefano Pioli

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, është shprehur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Torinos.

Strategu italian ka deklaruar se ka pritur një ndeshje të tillë, një përgjigje të fortë nga grupi, por se “Rossonerët” nuk e shikojnë renditjen tabelare, ata janë të fokusuar në ndeshje.

“Prisja një ndeshje të tillë, sepse jemi të rinj e të fortë dhe jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi”, tha ai.

“Në pjesën e parë kishim paraqitje të nivelit të lartë, pastaj në pjesën e dytë vuajtëm pak, por është normale. Leao më ka pëlqyer shumë, gjithnjë i koncentruar në ndeshje. Duhet të përmirësohet, por është i ri, jam vërtet i kënaqur me të”, tha italiani.

Pioli foli edhe për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili luajti 10 minutat e fundit të ndeshjes.

“Për Ibran, kishim një program të veçantë, dje ka bërë kontrollat e fundit dhe vendosëm ta fusnim në lojë minutat e fundit. E rëndësishme është se problemi muskulor mbetet e kaluar, duhemi të gjith ta ndihmojmë atë, por ai është shumë i fortë”, perfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat