​Mblidhet bordi i KF Vëllaznimit, ky është vendimi i ri për klubin nga Gjakova

Futboll

​Mblidhet bordi i KF Vëllaznimit, ky është vendimi i ri për klubin nga Gjakova

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:14
KF Vëllaznimi

Klubi i futbollit nga Gjakova, Vëllaznimi ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit.

Aty është marrë një vendim i rëndësishëm mbi rrjedhën e garave në pjesën e dytë të edicionit garues 2020/21.

Në njoftimin e lëshuar nga klubi bëhet e ditur se me miratimin e Komunës së Gjakovës dhe të donatorëve të klubit, është vendosur që të vazhdohet edhe pjesa e dytë e edicionit dhe se Edi Luzha është caktuar si administrator i përkohshëm.

“Qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021 janë vazhdimësia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në përfundim të këtij stinori.”, thuhet më tutje në njoftimin e KF Vëllaznimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat