Ndeshja e Superkupës, Prishtina-Drita do të luhet në Turqi

Futboll

Ndeshja e Superkupës, Prishtina-Drita do të luhet në Turqi

Më: 11 janar 2021 Në ora: 21:47
Foto Ilustrim

Ndeshja e Superkupës mes kampionit të Kosovës në futboll, Dritës dhe fituesit të Kupës, Prishtinës do të luhet në Antalia të Turqisë.

Drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli e konfirmoi se ndeshja e Superkupës do të zhvillohet më 23 janar në Antalia të Turqisë

“Po sot Federata na ka njoftuar që ndeshja e Superkupës zhvillohet më 23 janar, në ora 14:00 në Antalya, pasi që dy ekipet jemi atje në atë kohë” – tha Murseli.

Kjo është hera e parë që një ndeshje e Superkupës së Kosovës do të luhet jashtë vendit.

Edhe Drita edhe Prishtina fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror do ta zhvillojnë në Turqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat