Ozil: Preferoj rikthimin në Turqi

Futboll

Ozil: Preferoj rikthimin në Turqi

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:08
Ozil: Preferoj rikthimin në Turqi

Mesut Ozil vazhdon të jetë futbollist i Arsenalit, ani pse emri i tij po lidhet me kalimin te skuadra të tjera evropiane e amerikane. Futbollisti turko-gjerman ka thënë se Fenerbahce është skuadra e preferuar për të vazhduar karrierën.

"Preferoj rikthimin në Turqi. Nëse do të rikthehesha atje, do të zgjedhja vetëm Fenerbahcen.

Është skuadra që e kam dashur që kur isha fëmijë", ka thënë Ozil.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë është pyetur nga mediat edhe në zgjedhjen e tij midis Messit e Ronaldos. Messi ka provuar të ishte një nga më të mirët në Spanjë, por Cristiano ishte më i miri në çdo vend ku ai luante", tha Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat