Shkupi vazhdon me përforcime 

Futboll

Shkupi vazhdon me përforcime 

Nga: K.G. Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:45
Shkupi vazhdon me përforcime 

Nënkampioni vjeshtor, skuadra shqiptare Shkupi, synon që të jetë sa më e kompletuar për pjesën e dytë të kampionatit, në luftë për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. 

Shkupi renditet në vend të dytë me 33 pikë apo ka gjashtë me pak se lideri Shkëndija.  

“Një ndër futbollistët më të mirë të sezonit vjeshtor në kampionatin vendor, Matej Cvetanoski nga sot është futbollist i ekipit tonë, me kontratë dyvjeçare.

Cvetanoski që ishte më i kërkuari në afatin kalimtar ka pranuar kushtet e ofruara nga kryesia e klubit bardhekaltër për të qenë pjesë e skuadrës emblemë në vendin tonë, Shkupit për dy vitet e ardhshme.

Kujtojmë se futbollisti që luan në të gjitha pozitat e sulmit, karrierën e tij profesionale e kishte filluar te Makedonija Gj.P, Pelisteri, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Vardarit të Shkupit.

Në sezonin që lamë pas Cvetanoski në gjashtëmbëdhjetë paraqitje ka shënuar gjashtë gola, duke i shtuar vetes edhe pesë asistime”, njofton FC Shkupi.

“Jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e një klubi që ka histori të pasur si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas meje ofertën që ma dhanë Shkupi ishte më e mira për karrierën time futbollistike. Shpresoj të fitojmë titullin, jam këtu për ta ndihmuar ekipin.

Dua të shtojë dhe të falënderoj të gjithë për pritjen e mrekullueshme që më kanë bërë, ndërsa me një numër të futbollistëve njihem që më parë dhe besoj se shumë shpejtë do të adaptohem në lojë”, ka thënë futbollisti 23 vjeçar, që është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat