Pochettino: Ky është vetëm fillimi

Futboll

Pochettino: Ky është vetëm fillimi

Më: 14 janar 2021 Në ora: 08:44
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino thotë se "ky është vetëm fillimi" pasi ai fitoi trofeun e parë të karrierës së tij menaxheriale vetëm tre ndeshje si trajner në Paris Saint-Germain.

Mauro Icardi dhe Neymar shënuan ndërsa PSG mundi Marseillen për të ngritur Trophee des Champions të Mërkurën.

"Pas dhjetë ditësh si trajner, tre ndeshje të luajtura dhe kjo finale kundër rivalit tonë më të madh, është shumë e rëndësishme të fitosh," tha Pochettino p֝ër “Canal +”.

“Më shumë se trofeu, është nderi dhe krenaria ato që janë më të rëndësishme për klubin dhe për tifozët. Pak nga pak, ekipi po bën gjërat që unë kërkoj. Unë kam qenë këtu për dy javë dhe kemi bërë shumë përgatitje.”

“Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me kohën dhe punën, ne mund të instalojmë idetë tona dhe se përparimi do të jetë i mirë për shkak të cilësive që kemi. Kemi pak kohë për të stërvitur por lojtarët e mi e meritojnë këtë trofe, dhe ata janë përshtatur shpejt me kërkesat e mia. ”, tha në fund Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat