Brdariç: E njohim mirë Kukësin

Futboll

Brdariç: E njohim mirë Kukësin

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:25
Brdariç: E njohim mirë Kukësin

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç doli këtë të enjte para mediave për të folur për sfidën e të premtes ndaj Kukësit. Verilindorët janë një nga dy skuadrat që e kanë mposhtur Vllazninë në këtë sezon, gjithsesi Brdaric ka besim se këtë herë, gjithçka do të jetë ndryshe. Brdaric ka folur për gjëndjen e skuadrës së tij si dhe për afrimin e fundit të merkatos, sulmuesin Cisse.

Mungesat dhe situata në ekip – Përshëndetje! Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si Elbasan ndaj Kukësit. Kemi lojtarë supermotivuar dhe jemi gati.E kuptova pyetjen, kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva. Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë. Janë të përqëndruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se dotë jemi konkurues nesër.

Kukësi, skuadra për t’u mundur – Po, e kemi marrë shumë seriozisht. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.

Situata e Kukësit, në favor të Vllaznisë – E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë.

Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqëndrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.

Vllazni sulmuese ndaj Kukësit – Ne nuk luajmë me 11 portierë.

Cisse, përshtypja – E dimë që nuk jemi në gjende të sjellim futbollistë me emër si Tirana dhe ekipet e tjera. Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazniënë. Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”, përfundoi trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat